Sport
Flick për yllin e Serisë A: Është një lider dhe merkato është akoma e hapur

Dukej se ishte një hap larg Borussia Dortmund-it, por Emre Can mund të përfundojë te Bayern Munich.
Mesfushori gjerman, i cili është drejt largimit nga Juventus, pëlqehet nga bavarezët. Këtë e ka pranuar vetë trajneri Hansi Flick në konferencë për shtyp.
I pyetur në lidhje me lojtarin e bardhezinjve, ai është përgjigjur pa hezituar: “Deri në momentin që merkato është akoma e hapur, gjithçka mund të ndodhë”.
“Emre Can? Kam një ide të qartë për të, është një profesionist i shkëlqyer me një karrierë të madhe. Është një lider dhe do të ishte i mirë për çdo skuadër”, ka thënë trajneri i Bayern./telesport/





















