Lajme
Fjalët e para të Trump: Do të vendosim sanksione të tjera, jemi të pavarur, s’kemi nevojë për naftën e tyre

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump iu ka drejtuar popullit amerikan me një fjalim në Shtëpinë e Bardhë pas sulmit të Iranit me raketa balistike në bazat ushtarake amerikane në Irak.
“Për sa kohë që unë jam President i Shteteve të Bashkuara, Iranit nuk do t’i lejohet kurrë të ketë një armë bërthamore. Nuk do ta lejojmë kurrë të ndodhë. Në drejtimin tim ushtria amerikane eliminoi terroristin e lartë Khasemi. Asnjë amerikan nuk u dëmtua në sulmin e mbrëmshëm nga regjimi iranian. Ne kemi dërguar një mesazh të fuqishëm për terroristët. Në Bagdad ai ishte duke planifikuar sulme të tjera. Nuk mund të na kërcënoni jetën dhe do të vazhdojmë që t’i përgjigjemi agresionit iranian. Do të vendosim sanksione të tjera deri në momentin kur ata të ndrshojnë sulme. Irani ka vazhduar të provokojë pas marrëveshjes bërthamorë në 2015 dhe në vend që të thonin faleminderit por thërrisnin “vdekje Amerikës”. Jemi të pavarur dhe nuk kemi nevojë për naftën e Lindjes së Mesme.






















