Connect with us

Sport

Fjalët e para të Berishës pas transferimit te Fortuna

Publikuar

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës është huazuar te skuadra gjermane deri në fund të sezonit, me mundësi transferimi të përhershëm.

Për faqen zyrtare të klubit, Berisha është deklaruar i lumtur për këtë transferim, duke premtuar më të mirën në fanellën e Fortunas.

“Nga dita e parë, unë do të bëj gjithçka që është e mundur për të ndihmuar ekipin që të arrijmë qëllimin tonë të madh, të qëndrojmë në ligë”, ka deklaruar Valon Berisha për faqen zyrtare të klubit, përcjell lajmi.net.

“Në bisedat me Lutz Pfannenstiel, por edhe me drejtorin sportiv të Lazios, Igli Tare, i cili ka luajtur edhe për Fortuna, kam një ndjenjë tejet të mirë”.

“Pas kësaj, unë më të vërtetë doja të luaja te Fortuna”./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK