Connect with us

Sport

Federer dhe Bill Gates do të luajnë kundër Rafael Nadal dhe Trevor Noah – spektakël në Afrikën e Jugut

Publikuar

Trevor Noah ka pranuar sfidën e Federer dhe Gates për të luajtur në çifte. Noah ka konfirmuar lajmin në ‘Twitter’, transmeton lajmi.net.

“Hey Roger, ti dhe Bill Gates dëshironi të luani në çifte kundër meje dhe Rafael Nadal?? Në rregull, ne pranojmë sfidën, por përgatituni të keni turmën në anën tonë, në Afrikën e Jugut! Shihemi më 7 shkurt, në Cape Town” ka shkruar Trevor.

Kësaj përgjigje i ka replikuar edhe vet Federer, duke rikonfirmuar gjithçka: “Sfida pranohet, cili është emri i skuadrës suaj? I yni është Gateserer.”

Federer kundër Nadal është gjithmonë një spektakël i garantuar. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK