Connect with us

Lajme

Familja Sala hyn në shtëpinë e re që ia rindërtoi Rita Ora (VIDEO)

Publikuar

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, i doli në ndihmë familjes Sala nga fshati Pinar i Tiranës pasi tërmeti i 26 nëntorit ia shkatërroi shtëpinë atyre.

Ora vendosi që kësaj familje t’ia rindërtonte shtëpinë dhe sot gjashtë anëtarët e familjes kanë hyrë në shtëpi të sigurt, njofton Klan Kosova.

Çelësat e shtëpisë atyre ua dorëzoi kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me një kushërirë të Rita Orës, Amantia.

“Këto ditë kemi qenë me kryeministrin për hapjen e shtëpive të reja që u rindërtuan pas tërmetit, por nuk i bën dot shteti gjithçka. Edhe në Angli, edhe në Amerikë shteti bën aq sa ka takat, por ama secili bën diçka shtesë. Vetëm ideja që Rita ka njëqind koncerte e gjëra, por i vajti mendja dhe tha: Nuk i bëj dot të gjitha, por një shtëpi do ta bëj, një njeri do ta ndihmojmë”, tha ai.

Edlira Sala duke falënderuar kryebashkiakun Veliaj dhe këngëtaren për shtëpinë e re, e emocionuar tha se nuk kishte mundur që të sistemonte fëmijët e saj në një banesë të tillë.

“S’e kisha menduar ndonjëherë në jetën time që një këngëtare do vinte të më bënte shtëpinë këtu. E falënderoj shumë madje, që e bëri këtë për familjen time”.

Veliaj ka publikuar në Facebook këtë aktivitet duke e falënderuar Ritën:

Premtim i dhënë, premtim i mbajtur!?

Në shtëpinë e re të familjes Sala?, e rindërtuar nga goca jonë Rita Ora, e cila iu përgjigj menjëherë thirrjes tonë për të adoptuar një nga banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.?

Faleminderit nga ❤ Rita!

Premtim i dhënë, premtim i mbajtur!

Premtim i dhënë, premtim i mbajtur!?Në shtëpinë e re të familjes Sala?, e rindërtuar nga goca jonë Rita Ora, e cila iu përgjigj menjëherë thirrjes tonë për të adoptuar një nga banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.?Faleminderit nga ❤ Rita!

Publiée par Erion Veliaj sur Jeudi 16 janvier 2020

Maqedoni44 minutes ago

Sali nga Dublini: Zgjerimi i BE-së duhet të jetë i drejtë, i parashikueshëm dhe i bazuar në merita

Kosovë46 minutes ago

Gjini: Me Kurtin takohem veç në studio televizive – jo në zyrë që s’është e tij

Maqedoni55 minutes ago

AKI: Mos i prekni paratë e “Hasan Prishtinës”! Komuna e Çairit dhe Qyteti i Shkupit kundërpërgjigjen

Shqipëri1 hour ago

Vatër e madhe zjarri në Cërrik, Emergjencat apel banorëve: Kini kujdes, njoftoni menjëherë sapo të evidentoni vatra!

Maqedoni2 hours ago

Kanadezi në telashe: Bleu ilegalisht artefakt në Kumanovë, dyshohet se donte ta nxirrte jashtë vendit!

Bota2 hours ago

Zyrtarja e lartë e BE anulon vizitën në Serbi, shkak glorifikimi i Mlladiqit

Lajme2 hours ago

“Koalicion” parazgjedhor mes Abdixhikut e Osmanit me VV-në? Çfarë thotë Armend Zemaj, njëri nga deputetët që u doli kundër

Lajme2 hours ago

Prokurori jep detaje nga aktakuza për Prekazin: Janë identifikuar 35 të dyshuar nga policia serbe

Lajme2 hours ago

Isufaj jep detaje nga aktakuza për Prekazin: Nuk jemi marrë me pjesën e Adem Jasharit, vetëm me vrasjen e civilëve

Lajme2 hours ago

Seanca e 9 shtatorit, në rend dite zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve – ftesa që iu dërgua deputetëve

Maqedoni2 hours ago

Studentët nga Kumanova dhe Tetova “në harresë”: 10 mijë denarë në muaj për autobus – Qeveria: “Nuk është prioritet”!

Kosovë2 hours ago

Milorad Ulemek “Legija” pjesë e njësive që sulmuan Jasharajt, prokurori Gashi: Ishte kërkesë speciale e tij të sulmohej shtëpia

NA NDIQ NË FACEBOOK