Sport
Familja e mban “peng”, Napoli larg futbollistit shqiptar

Marash Kumbulla nuk do të transferohet te Napoli. Edhe pse mediet përtej Adriatikut e bën gati fakt të kryer transferimin e lojtarit në një skuadër me Elseid Hysajn, së fundmi mësohet se familja e shtatlartit është bërë pengesë për 19-vjeçarin për t’iu bashkuar ekipit të Gatussoa. Duke qenë se 19-vjeçari është në “radarin” e shumë klubeve europiane, familjarët e tij kanë preferuar që ai të qëndrojë te Hellas Verona, raporton Newsport.al.
Veç Napolit që ofroi 20 milionë euro për kartonin e tij, edhe Lazio e Igli Tares e donte në skuadër. Mirëpo drejtuesit dhe dëshira e lojtarit ishte të qëndronte hë për hë në ekipin ku është. Fillimisht kërkon të rritet më tej cilësisht e më pas do të vendosë.





















