Connect with us

Uncategorized

‘Fake” Kina, shfaqja me dron e Shangait për Vitin e Ri ishte regjistruar më herët (Video)

Publikuar

Pamje madhështore të Shangait nga dronë, u publikuan në media botërore përmes medies shtetërore të Kinës. Por njerëzit që ishin në ngjarjen e Vitit të Ri thanë se nuk panë asgjë.

Kompania prapa shfaqjes konfirmoi për BBC-në se pamjet përreth botës ishin të bëra më 28 dhjetor.

Pamja tregon 2 mijë dronë duke fluturuar nga distrikti Pudong i Shangait, pastaj duke krijuar forma të fishekzjarrëve, figura e animuar e një njeriu duke vrapuar,  numërimi i 2020-ës dhe figura kineze në qiell.

Por siç u raportua, njerëzit të cilët po shikonin qiellin në Pudong atë natë, nuk panë asgjë. “Asnjë dron, asgjë”.

Menaxheri i kompanisë, Yihang Bailu, tha se këto pamje ishin përgatitur nga televizioni lokal i Shangait për të siguruar efektin live të transmetimit.

Po ashtu, u tha se autoritetet lokale kishin postuar në rrjete sociale se nuk do të kishte aktivitet të festimit të Vitit të Ri këtë vit, përcjell Periskopi.

Komentet në kanalin e Youtube të agjencisë së lajmeve të Kinës, thanë se kjo nuk kishte rëndësi dhe se ishte prapë një shfaqje madhështore.

Të tjerë thanë se ishte veprim i zgjuar, për të parandaluar lëndimet apo turmën e madhe. Shangai ka mbajtur të heshtur ngjarjet e Vitit të Ri që në vitin 2014 kur njerëzit filluan të ikin dhe turma shtypi 40 njerëz të cilët mbetën të vdekur.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK