Sport
FA Cup: Man Utd dhe Wolves luajnë baras, gjithçka vendoset në ndeshjen e dytë

Në kuadër të FA Cup, skuadra e Wolves ka luajtur baras me atë të Manchester United, shkruan lajmi.net.
Me rezultatin 0:0 është mbyllur ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave, duke bërë që tashmë gjithçka të vendoset në ndeshjen e dytë.
Asnjëra prej skuadrave nuk pati në formacion lojtarët më të mirë, gjë që edhe mund të ketë ndikuar në rezultatin final.
Mbetet të shihet se cili prej çiftit do të kalojë në raundin tjetër të garave. /Lajmi.net/


















