Connect with us

Lajme

Etiopi, 7 milionë njerëz në nevojë për ndihmë ushqimore

Publikuar

Rreth shtatë milionë njerëz në Etiopi kanë nevojë për ndihmë ushqimore si pasojë e thatësirës së përsëritur në vend, njoftuan autoritetet, transmeton Anadolu Agency (AA).

– OKB thirrje për 358 milionë dollarë për refugjatët në Etiopi

Komisioni Kombëtar i Etiopisë për Menaxhimin e Rreziqeve të Katastrofave tha në një deklaratë se nevojiten një miliard dollarë për shtatë milionë njerëzit që kanë nevojë për ushqim.

Në deklaratë thuhet se thatësira e përsëritur si rezultat i ndryshimeve klimatike po ndikon negativisht në ekonominë e vendit dhe jetën e popullatës.

NA NDIQ NË FACEBOOK