Connect with us

Kosovë

Eliza Hoxha në mbrojtje të Badocit, kërkon që liqeni të mbrohet me ligj si resurs kombëtar

Publikuar

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Eliza Hoxha ka dalë në mbrotje të qytetarëve në nismën për ta mbrojtur liqenin e Badocit nga i cili furnizohen me ujë të pijes qytetarët e kryeqytetit kosovar.

Nëpërmjet faqes së saj në Facebook, deputetja e PDK-së nga Prishtina ka ftuar të gjitha partitë politike që të mbështesin nismën e PDK-së në kryeqytet e cila ka ftuar seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar dhe parandaluar degradimin e hapësirës publike rreth liqenit të Badocit.

Reagimi i plotë i Eliza Hoxhës:

Uji nuk është partiak e as nuk duhet të përdohet për qëllime politike. Por politikën mund ta përdorim dhe ta vëmë në shërbim për ta zgjidhur edhe problemin me Badofcin. Për shumë vjet, Prishtina, kryeqyteti ynë, është udhëhequr me politika të gabuara. Rrjedhimisht edhe sot gjendemi para këtyre situatave të cilat rrezikojnë ambientin dhe vet jetën e qytetarëve. Si deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës që vij nga Prishtina, mbështesë fuqishëm iniciativën qytetare për mbrojtjen e Badofcit. Prishtina ka qenë përherë brenga ime edhe në studimet e mia, shkrimet dhe librat e mija që ia kam kushtuar asaj dhe sfidave që po kalon ndër vite. Njëkohësisht jam jashtëzakonisht e lumtur që Dega e PDK-së në Prishtinë ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin Komunal të Prishtinës. Ftoj të gjithë asambleistët e të gjitha partive në Prishtinë që të mblidhen dhe ta zgjidhin këtë situatë. Nuk besoj që dikush është kundër zhvillimit. Por ato duhet të jenë në harmoni me ligjin, dispozitat në fuqi, dokumentet e planifikimit dhe të mos cenojnë interesin e përbashkët për një qytet më të mirë për të gjithë dhe ujë për të gjithë. Prishtina ka nevojë për Badofcin natyral me infrastrukturë që e shëndërron atë në destinacion natyror si resurs kombëtar i mbrojtur me ligj.

Maqedoni3 minutes ago

LSDM: Ministri Stoilkoviç e glorifikon Mlladiqin si “gjeneralin e tij”, Mickoski të flas se a është ky qëndrim i Qeverisë

Shqipëri33 minutes ago

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

Bota1 hour ago

Gatishmëria e Vuçiq për varrim “civilizues” të Mlladiqit, Bruksel thotë se glorifikimi i kri’minelëve s’ka vend në BE

Bota1 hour ago

Ministrja serbe e Energjisë thotë se SHBA’ja ia ka zgjatur edhe për një muaj NIS’it licencën e punës

Maqedoni2 hours ago

Ademi: 3 goditje në një ditë – Mbyllet paralelja në shqip, 9 shqiptarë nga 310 te pranuar në Akademi dhe glorifikohet krimineli i luftës Mlladiq

Shqipëri3 hours ago

Problemi në sistemet e trafikut ajror, reagon TIA: Pasagjerët e prekur nga vonesat po asistohen

Lajme3 hours ago

Reagon VLEN: Dënojmë glorifikimin e kriminelëve të luftës

Shëndetësi4 hours ago

Ministrja Sala mes 100 grave më me ndikim në onkologji, Richard Grenell vlerëson punën e saj në luftën kundër kancerit: Urime dhe popullit shqiptar!

Lajme4 hours ago

Mexhiti: Miqësia ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë mbetet një urë e fortë bashkëpunimi

Maqedoni5 hours ago

Policia e arreston suedezen në “Tabanoc”, voziste veturën me 175 km/h

Lajme5 hours ago

Thaçi: Mickovski sillet si të jetë kryeministër vetëm i maqedonasve, i ka harruar shqiptarët

Shqipëri5 hours ago

Vetëm 9 studentë shqiptarë në Shkollën e Policisë në Shkup, opozita shqiptare akuzon qeverinë për diskriminim

NA NDIQ NË FACEBOOK