Lajme
Ekzekutohet 28 vjeçari në Tiranë, qëllohet me armë jashtë lokalit

Një person ka mbetur i vdekur, mbrëmjen e së hënës, pasi është qëlluar me armë zjarri në zonën e “Astirit” në Tiranë.
Policia ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:45 në një rrugicë në afërsi të një lokali.
Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë shtetasin Vilson Tafçiu, rreth 28 vjeçar, i cili ka gjetur vdekjen.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar njësitet e Policisë të cilat e kanë bërë rrethimin e zonës në një perimetër të gjerë, shkruan A2 CNN.
Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore, si dhe vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, grumbullimin dhe fiksimin e çdo prove që do të çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve.















