Kosovë
Limaj i Nisma-s në takim me Sveçlën e VV-së për koalicion

Duket se Lëvizja Vetëvendosje do të lëviz në pozicionet e saj politike. Para pak minutash, në Zyret e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës, ka nisur takimi ndërmjet kryetarit të Nismës Social-demokrate, Fatmir Limajt dhe deputetit të VV-së, Xhelal Sveçlës.
Burime të Periskopit bëjnë të ditur se në këtë takim po diskutohet për bashkëpunim mes Nismës dhe VV-së për koalicion qeveritar dhe mundësinë që Nisma të ndihmojë koalicionin eventual mes VV-së dhe LDK-së për çështjen e presidentit.
Po ashtu, këto burime të Periskopit nga Kuvendi bëjnë të ditur se në ora 15:00 kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, do të nis takimin me Goran Rakiqin e Listës Srpska.
Në ora 16:oo, Kurti do të takohet edhe me deputetët e tjerë minoritarë.





















