Connect with us

Kosovë

Edhe Vjosa Osmani kritikon Albin Kurtin per video – mesazhet

Publikuar

më

Nënkryetarja e LDK-së Vjosa Osmani, ka thënë se ka vullnet për marrëveshje me VV-në, derisa ka shtuar se këto dy javë duhet të shfrytëzohen për marrëveshje e jo për t’ia lënë fajin njëra – tjetrës.

“Qëndrimin LDK-së është thënë qartë është thënë qartë gjatë ditëve që shkuan është konfirmuar dhe nga ne që jemi pjesë e organeve të LDK-së dhe nga vet kryetari që LDK-ja ka vullnet që të arrihet një marrëveshje me Vetëvendosjen. Tanimë që zyrtarisht e kemi mandatimin e kandidatit për kryeministër dhe koha është e përcaktuar me Kushtetutë të vendit ajo për të cilën bëj thirrje unë, është që dy javët e ardhshme të shfrytëzohen maksimalisht për arritjen e marrëveshjes e jo për fajësime ndaj njëra-tjetrës”, thotë ajo.

Osmani shton se të gjitha mospajtimet duhet të lihen anash, duke thënë se duhet të investohet që të rikthehet besimi në mes të dy palëve.

“…besoj e kemi shumë të qartë se cili ka qenë vullneti i qytetarëve i 6 tetorit dhe të gjitha mospajtimet që na kanë ndarë duhet të lihen anash dhe tjetër në vijim duhet të shfrytëzohen maksimalisht dhe me respekt të ndërsjellët për të arritur një marrëveshje me të cilën të dyja partitë ndihen se janë të përfaqësuara. Në përputhje me votat e qytetarëve që i kemi marr me 6 tetor. Marrëveshja mund të arrihet vetëm nëse ka vullnet të qartë nga të dyja pakët dhe vetëm nëse ka gatishmëri për të arritur tek një mes në një kompromis të cilin të dyja partitë shihen që vullnetshëm po hynë në koalicion, duhet të investohet të rikthehet besimi të ulemi në tavolinë me respekt të ndërsjellët dhe duke pasur parasysh fuqinë politike që e përfaqëson njëra dhe tjetra, duke pasur parasysh votat që i kemi marr më 6 tetor”, ka shtuar ajo.

“Unë besoj që ky vullnet ekziston dhe tani ka ardhur koha që ky vullnet të materializohet, dhe nuk ka pse shtyhet, ne kemi hyrë për ta quar PAN-in në opozitë dhe duhet ta lëmë në opozitë aty ku është”.

Osmani ka thënë se veprimet e Kurtit me postimin e video-mesazheve nuk janë qasje e mirë për arritje të marrëveshjes për bashkëqeverisje.

“Unë nuk besoj që kjo qasje i ndihmon arritjes së marrëveshjes palët duhet të ulen me synimin për të gjetur një mes, një kompromis në atë se dy palët e kuptojnë se janë duke ndërtuar të ardhmen e Kosovës”, shtoi Osmani.

Sipas saj, së shpejti do t’i mbledhin organet e LDK-së dhe nuk e di se cili do të ishte vendimi final se a do ta votojnë një Qeveri të pakicës nga ana e VV-së.

Ajo ka shtuar se nuk është e vërtetë që në takime është diskutuar për ndarje të bordeve.

 

Maqedoni28 minutes ago

Kostovski përdor patronatin e shkollës “Penko” për politikë, drejtoresha kritikohet nga prindërit!

Shqipëri58 minutes ago

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Lajme2 hours ago

“Mendoj se ka ardh koha”: Deputeti i LDK-së pritet të kandidojë për kryetar të partisë

Maqedoni3 hours ago

Biblioteka e re e Tetovës 80% gati, por me dyer të mbyllura! Miliona denarë e premtime pa afat për objektin e Teatrit dhe Bibliotekës

Shqipëri4 hours ago

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Lajme5 hours ago

Ramaj: Policia kishte përgjegjësi ta mbronte Arlindën, jo vetëm ta dërgonte në shtëpi

Maqedoni5 hours ago

Bogojevski: “Shqiptarët nuk i lejojnë gratë të turpërohen në kafene”, sulmon burrat maqedonas dhe kërkon kontrollin e grave

Kulturë6 hours ago

Mexhiti në promovimin e librit “Fragmente të arkitekturës bashkëkohore shqiptare”: Arkitektura është pjesë e identitetit tonë

Maqedoni6 hours ago

Limani: Kemi realizuar mbi 45 projekte, tani në fokus bulevardi “Vëllezërit Gjinoski”, ura te Gjykata dhe investimet në vendbanime

Lajme6 hours ago

Agim Islami: Ai që ka para dhe fuqi politike del në liri edhe pse ka vjedh, ata që s’kanë, kalben në burg pa asnjë faj!

Sport6 hours ago

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Maqedoni6 hours ago

Limani me mesazh për spekulimet: Jam dhe mbetem në ASH, nuk jam politikan “tregtar “- çdo veprim imi është transparent

NA NDIQ NË FACEBOOK