Connect with us

Kosovë

E ulët: Pretendohet se policët e Kosovës në uniformë e ndjekën një grua pasi i morën të dhënat personale

Publikuar

Një pretendim shumë i rëndë ka ndodhur ditët e fundit në rrjetet sociale të Internetit nga aktivistja feministë, Jeta Berisha.

Ajo ka shpjeguar se si disa policë të Kosovës, në uniformë, e kishin keqtrajtuar një grua [e njohur për të].

“Një grua e re (e njohur për mua) më ka shënu shumë e shqetësuar. Ajo pasi që është ndalë në trafik nga disa burra në uniformë, normalisht me faj të saj, por para se të gjobitej i është kërku “diçka” e paemëruar nga ta në këmbim të faljes.”

Se çka i kërkohej me “diçka” mund të kenë qenë favoret seksuale apo edhe tjetërçka – por në çdo rast kjo ndjell shqetësim të madh, shkruan Periskopi.

Për më tepër, Berisha shpjegon se si gruas në fjalë i ishin keqpërdorur të dhënat personale pasi policët i kishin shkruar personalisht dhe e kishin ndjekur në rrjetet sociale të internetit.

Ajo ka shtuar se posedojnë edhe dokumentimin e ngjarjes, por se fillimisht po presin inspektoriatin e policisë së Kosovës.

Më poshtë e keni statusin e plotë e të paredaktuar në Facebook nga znj.Berisha:

Disa burra në uniformë të Policisë së Kosovës ta ngjallin frikën, prej mënyrës se si të shikojnë e deri tek ajo si të flasin. Të terrorizojnë njëjtë si ngacmuesit seksual, ose – ose s’kanë fare dallim me ta.

Një grua e re (e njohur për mua) më ka shënu shumë e shqetësuar. Ajo pasi që është ndalë në trafikë nga disa burra në uniformë, normalisht me faj të saj, por para se të gjobitej i është kërku “diçka” e paemëruar nga ta në këmbim të faljes.

Sigurisht që ajo e ka pranuar gjobën. Por, në një moment të tillë frymëmarrja e shpejtuar gati sa nuk ia ka ndalë të rrahurat e zemrës. Po, sepse dhunuesi mund të jetë kushdo.

Në vazhdimësi, policët në fjalë ia kanë përdorë të dhënat personale të cilat ia kanë marrë gjatë procedurës së plotësimit të formularit të gjobës dhe i kanë shënu personalisht, madje janë mundu me ndjekë (add/follow) edhe në rrjetet sociale.

Në orar pune dhe duke e shfrytëzuar autoritetin, e një gjë bëhet e qartë, se ky shtet veç siguri nuk ju garanton grave.

P.s.

Posedojmë edhe dokumentimin e ngjarjes, po fillimisht po e presim fjalën e Inspektoriatit.

NA NDIQ NË FACEBOOK