Connect with us

Lajme

E pritën dhe e qëlluan me breshëri nga një makinë në ecje, kamerat kapin momentet e krimit

Publikuar

Një 47-vjeçar është vrarë me armë zjarri në Tropojë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, (5 janar) në orën 23:32.

Viktima është Guxim Gjyriçi dhe është pronar i një karburanti.

Autorët e vrasjes së Guxim Gjyriqit po e prisnin jashtë lokalit biznesmenin dhe më pas në ecje e sipër me automjet e qëlluan me breshëri automatiku.

Autorët ikën më pas në drejtim të paditur ndërkohë që automjeti është kapur nga kamerat e sigurisë dhe pamjet i janë shpërndarë gjithë komisariateve të Rajonit Verilindor.

Por ndërkohë janë shoqëruar edhe dhjetëra persona për t’u marrë në pyetje. Policia është njoftuar pak pas mesnate nga banorë të zonës të cilët ishin rreth e rrotull në momentin e ngjarjes.

Pistat e dyshuara të vrasjes janë për konflikte të kohëve të fundit ose për shkak të konkurrencës. Guxim Gjyriqi ishte person pa precedent të mëparshëm kriminalë./BW