Connect with us

Ndryshe

E dhimbshme: Nënës britanike i thuhet  të largohet nga Kina pa djalin 3 vjeçar

Publikuar

Një grua britanike e cila  po bëhej gati për t’u larguar nga Whani, qyteti kinez ku shpërtheu koronavirusi, thotë se asaj i është thënë që të mos e marrë me vete djalin e saj 3-vjeçar për shkak se ai kishte pasaportë kineze.

Më shumë se 200 shtetas britanikë do të largohen nga Kina të enjten, dhe do të qëndrojnë në karantinë për 2 javë në Britaninë e Madhe, shkruan BBC.

Natalie Francis me origjinë nga York, tha :”Me të vërtetë nuk kisha fjalë kur mora telefonatën”.

Zyra e Jashtme në Londër tha se kanë prioritet që shtetasit britanikë ti mbajnë bashkë me familjet e tyre, përcjell Periskopi.

Sipas jurdikisionit kinez, vetëm ata që kanë pasaporta britanike dhe nuk kanë nënshtetësi kineze kanë të drejt të largohen nga vendi.

Francis tha se janë ende në Wuhan dhe se janë në gjendje të mirë shëndetësore, megjithatë ajo shprehu brengën për djalin e saj 3 vjeçar, pasiqë siç thotë ajo, ai ishte prekur nga pneumonia vitin e kaluar.

Francis, e cila punon si mësuese në Wuhan, tha se në fillim kur shpërtheu koronavirusi,  burri i saj dhe djali i tyre, Jamie, nuk kishin plan të largoheshin.

Sidoqoftë, gjatë  ditëve të fundit ajo tha se “filluam të  ndjejnë panik” pas raportimeve që fëmijët e vegjël ishin duke u prekur, veçanërisht pasi djali i tyre kishte pneumoni vitin e kaluar.

NA NDIQ NË FACEBOOK