Sport
E BUJSHME/ Pogba te INTERI, Manchester United pranon me një kusht

Paul Pogba te Interi në sezonin e ri. Është ky lajmi I bujshëm që vjen nga Anglia dhe më saktë nga e përditshmja “Mirror”.
Lajmi është konfirmua nga media angleze që në artikullin e saj shprehet se Manchester United ka pranuar të shes Pogba te Interi, por me një kusht. Drejtuesit e “Djajve të kuq”, kanë kërkuar si shkëmbim sulmuesin Lautaro Martinez në mënyrë që të lënë të lirë mesfushorin francez, transmeton newsport.al
Lajmi ka bërë bujë në mediat angleze, ndërsa në ditët në vijim priten edhe konfirmime nga ato italiane që deri më tani nuk e kanë publikuar një gjë të tillë. Interi vijon të negociojë me Barcelonën dhe Erikesen për të t’I transferuar në Milano gjatë kësaj merkato.






















