Connect with us

Lajme

Dyshime se janë të infektuar nga coronavirusi, udhëtarët e anijes mbahen të bllokuar në Itali

Publikuar

më

Mijëra njerëz po mbahen në bordin e një anije italiane pas dyshimeve se udhëtarët mund të jenë infektuar nga coronavirusi.

Dyshimet lindën pasi një prej pasagjerëve që zbriti nga anija, shfaqi simptoma të ngjashme me gripin.

Një çift nga Macao, në bregun perëndimor të Kinës, po mbahet aktualisht në karantinë brenda mjetit lundruese, bën të ditur agjencia e lajmeve ANSA, transmeton Euronews.al

Gruaja është raportuar se ka simptoma të njëjta me gripin, ndërsa burri nuk ka shfaqur asnjë simptomë, por është izoluar edhe ai si pjesë e shqetësimin shëndetësor.

Atyre u janë bërë teste për virusin, të cilat janë dërguar në një laborator në Romë për t’i analizuar.

LIVE Kontrolle tragetit për coronavirus

Disa mijëra persona po mbahen në pritje në një traget në Itali, me frikën se mund të jenë ekspozuar ndaj coronavirusit, pasi një pasagjer shfaqi simptoma të ngjashme me ato të virusit.https://euronews.al/al/bota/2020/01/30/dyshime-se-jane-te-infektuar-nga-coronavirusi-udhetaret-e-anijes-mbahen-te-bllokuar

Gepostet von Euronews Albania am Donnerstag, 30. Januar 2020

NA NDIQ NË FACEBOOK