Connect with us

Sport

Dybala: Shpresoj që përsëri të festoj golat me Pogban

Publikuar

Dybala është bërë hit në rrjetet sociale, pas festimit të golit mbrëmë me Ronaldon, kur përpak shkëmbyen një puthje të ‘zjarrtë’.

Argjentinasi pas ndeshjes ka folur pikërisht për festimin e golave, ku ka kujtuar kohët e mira me Paul Pogba, për të cilin thotë se shpreson që përsëri të festojnë bashkë.

“Paul dhe unë kemi një raport të mirë dhe kur ne luanim së bashku, gjithmonë kërkonim mënyra të reja për të festuar golat” ka thënë Dybala, transmeton lajmi.net.

“Ne shënonim shumë gola dhe festimet ndryshonin shpesh. Shpresoj që një ditë të kemi mundësi të festojmë përsëri së bashku” ka shtuar argjentinasi.

Paul Pogba vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga ‘Old Trafford’ dhe sigurisht Juventus është një nga destinacionet e mundshme, anash Real Madridit. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK