Kosovë
Dy të lënduar nga aksidenti në hyrje të Gjilanit, autoambulanca përfundon e rrokullisur

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident trafiku ku është përfshirë edhe një autoambulancë.
Aksidenti ka ndodhur në hyrje të Gjilanit ndërsa mësohet se autoambulanca si pasojë e përplasjes ka përfunduar e rrokullisur.
Rastin për Klan Kosovën e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Ai ka thënë se njësitet e trafikut janë duke u marrë me aksidentin.






















