Connect with us

Sport

Dridhet Liverpool, lëndohet Sadio Mane

Publikuar

Udhëtimi te Wolves mund të sjell humbjen më të madhe të Liverpool këtë edicion, pas ndodhive me Sadio Mane.

Mane ka pësuar një dëmtim në pjesën e parë, i cili e obligoi lojtarin të linte fushën e blertë qysh në minutën e 33’, përcjell lajmi.net.

Nuk dihet akoma se sa Mane do t’i mungojë skuadrës së tij, por një mungesë afatgjate e tij do të ishte humbja më e madhe për ‘Reds’.

Vendin e Mane e ka zënë Takumi Minamino. Mbetet të shihet pas testeve se sa senegalezi do të jetë jashtë fushave. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK