Connect with us

Sport

Drejtori sportiv i Bayern: Jemi të hapur për të transferuar lojtar të rinj

Publikuar

Bayern Munich do të synojë që të bëjë sa më shumë përforcime në merkaton e janarit, në mënyrë që të jetë sa më konkurruese në të gjitha kompeticionet.

Lidhur me merkaton e dimrit ka folur edhe Hasan Salihamidzic, drejtori sportiv i Bayern, i cili ka thënë se skuadra është e hapur për afrime.

“Ne mbajmë të hapura të gjitha opsionet dhe shohim se si kampi stërvitor po ecën, çfarë trajneri mund të ketë nevojë dhe ne do të reagojmë” ka thënë Salihamidzic, transmeton lajmi.net.

Bayern veçse ka finalizuar marrëveshjen me portierin e Schalke, Nubel, por ky i fundit bashkohet me skuadrën në fund të sezonit.

Bavarezët do të kthehen në aksion më 19 janar, për ndeshjen kundër Hertha Berlin. /Lajmi.net/