Connect with us

Sport

Ditë e rëndësishme te Barcelona, largohet Valverde

Publikuar

Ernesto Valverde është larguar nga qendra sportive e Barcelonës.

“Mundo Deportivo” raporton se trajneri nuk gjendet në zyrat e klubit e as në fushat sportive të gjigantit katalan, transmeton lajmi.net.

Drejtuesit e Barcelonës janë në takim për të vendosur fatin e trajnerit derisa spekulohet se sot mund të jetë dita kur Valverde do të shkarkohet nga detyra.

Në pritje të një lajmi zyrtar nga klubi, Valverde ka udhëhequr stërvitjen e sotme dhe tani është larguar nga qendra sportive e klubit katalan.

Por, a do të rikthehet sërish si trajner i Barcelonës, kjo do të mësohet sot. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK