Ndërkohë, për shkaqet që sollën deri tek zjarri akoma nuk dihet, mirëpo theksohet se ajo ishte një banesë e vjetër që ishte ndërtuar para luftës.
Kosovë
Digjet një banesë në Mitrovicë

Një banesë ka marrë flakë para pak minutash në fshatin Tunel i Parë, që gjendet në rrugën Mitrovicë-Shalë e Bajgorës.
Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin për Reporteri.net, duke sqaruar se nuk ka të lënduar sepse me kohë ishin larguar njerëzit që ishin brenda.
Zyrtarë të policisë nga vendi i ngjarjes i kanë thënë Reporterin se zjarri është lokalizuar dhe është gati për t’u fikur.




















