Sport
Dështoi kundër Middlesbrough, Mourinho vjen me një ankesë të pazakontë

Tottenhami duhet të zhvillojë edhe ndeshjen e kthimit kundër Middlesbrough, pas barazimit befasues 1:1 të dielën pasdite.
Jose Mourinho pas pas barazimit ka thënë se topi i përdoruar në këtë ndeshje ka qenë shumë i lehtë, duke u dukur si një top plazhi, edhe pse këmbënguli se kjo nuk ishte arsyeja pse skuadra e tij nuk arriti të merrte fitoren.
“Unë mendoj se ai top, ishte top plazhi. Është shumë i lehtë. Nuk mendoj se kjo ndihmon lojtarët. Por, nuk ka arsyetime për këtë barazim”, ka deklaruar Jose Mourinho./Lajmi.net/






















