Connect with us

Sport

Derrick Rose po kthehet në Chicago – do të jetë pjesë e ‘All Star’

Publikuar

Lojtari që karrierën e tij e nisi me Chicago Bulls, ku edhe fitonte çmimin MVP, do të jetë pjesë e ‘All Star’.

Këtë vit, ‘All Star Game’ do të zhvillohet më 16 shkurt, por sigurisht, një ditë më herët do të ketë spektakël të organizuar në tjetër formë.

Në mbrëmjen që do të mbahet në Chicago, do të performojë edhe ikona e kësaj skuadre, Derrick Rose.

Rose ka pranuar ftesën për ‘NBA Skills Competition’, dhe zyrtarisht do të jetë pjesë e asaj gare, përcjell lajmi.net.

Tashmë anëtari i Detroit Pistons ka filluar të rikthejë formën e tij të dikurshme, me të cilën shpallej MVP.

Një tjetër emër që do t’i kthehet mbrëmjes së ‘All Star’ është edhe ai i Dwight Howard, por në një tjetër kompeticion – atë të ngulitjeve. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK