Kosovë
Deputetja e LDK-së: Një karrige pushteti s’bën ta bllokojë formimin e qeverisë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka reaguar ndaj ngecjes së LDK-së dhe VV-së për arritjen e marrëveshjes për formimin e qeverisë.
Ajo deklaroi që derisa janë mundësitë ligjore dhe kushtetuese ende ka gjasë të lidhet koalicion në mes këtyre dy partive.
“Përkundër barrierave të shumta që dalin për t’a arritur këtë vullnet e për hir të qytetareve dhe vendit, një karrige pushteti si ajo e kryeparlamentarit nuk duhet të jetë bllokuese e procesit madhor për vendin,krijimit të qeverisë”, ka shkruar Bunjaku-Rexhepi në Facebook.





















