Connect with us

Kosovë

Deputeti i AAK-së: Për tre muaj NATO e kapitulloi Jugosllavinë, këta ende nuk i ndanë karriget

Publikuar

Këshilltari politik për kategoritë e luftës i kryeministrit në detyrë Ramush Haradinaj tashmë deputet nga radhët e AAK-së, Gazmend Syla ka komentuar bisedimet rreth arritjes së marrëveshjes mes LVV dhe LDK-së.

Syla në një shkrim në Facebook, ua ka përkujtuar afatin e dhënë nga Presidenti Thaçi afat dhënë liderit të VV-së, Albin Kurti për ta nominuar kandidatin për kryeministër të vendit.

Tutje, Syla thotë se vetëm 3 muaj i janë dashur NATO-s që ta kapitulloi Jugosllavinë ndërsa VV dhe LDK ende nuk po mund të arrijnë marrëveshje për koalicion.

Shkrimi i plotë:

Dyzet e tetë orë thanë.

Nuk po e shikojnë mbase kalendarin që të shohin se kaluan tre muaj.

Për tre muaj, NATO e kapitulloi Jugosllavinë, e këta ende nuk i ndanë karriget.

E për shkak të pangopshmërisë së tyre për pushtet, deputetët do marrin pagë pa punuar asnjë ditë.

#qeveriaeshpresës?

NA NDIQ NË FACEBOOK