Connect with us

Kosovë

Daut Haradinaj: Kurti nuk është i gatshëm të marrë përgjegjësi

Publikuar

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj në Debat Plus ka thënë se nuk kanë vullnet dhe dëshirë që të jenë pjesë e qeverisë së Kurtit.

‘’Në mbledhjen e fundit të kryesisë nuk ka pas vullnet me pas bisedime për krijim të koalicionit për qeverisje. Deri tani s’kemi pas ndonjë kontakt ose ofertë direkte qoftë për konsultë. Nuk ka pas as tendencën më minimale. Çdo ditë që humb, përgjegjësia bie mbi Kurtin. Jemi në prag të bllokut buxhetor dhe pas një muaji nuk mund te ketë Kosova buxhet. Kurti nuk është i gatshëm të marrë përgjegjësi’’, tha Haradinaj./Periskopi/

NA NDIQ NË FACEBOOK