Syri Tv ka siguruar një video ekskluzive të ekzekutimit të biznesmenit mirditor, Kastriot Reçi, ngjarje e ndodhur 2 ditë më parë në qytetin e Rrëshenit. Siç duket në video, Kastriot Reçi ka mbërritur me makinë dhe e ka parkuar pas Pallatit të Kulturës ku është dhe lokali i tij.