Connect with us

Kosovë

Çifti që u gjet i vdekur në një shtëpi në Prizren, dyshohet se janë vrarë

Publikuar

Mëngjesin e sotëm në lagjen Ortakoll në Prizren, janë gjetur dy persona pa shenja jete. Sipas hetimeve të para nga vendi i ngjarjes, dyshohet se çifti bashkëshortor janë vrarë me armë zjarri.

Kështu ka deklaruar rreshteri i Policisë së Rajonit të Prizrenit, Vesel Gashi.

“Ekziston dyshimi se është vrasje, por ende nuk kanë përfunduar hetimet e ekspertëve. Po presim për një raport më të detajuar”, ka thënë Gashi.

Bëhet e ditur se gruaja ishte rreth 55-vjeçare ndërsa burri rreth 60 vjeç.

NA NDIQ NË FACEBOOK