Connect with us

Sport

Chelsea bën transferimin e parë pas heqjes së ndalesës nga FIFA

Publikuar

16 vjeçari norvegjez, Bryan Fiabema, do të jetë transferimi i parë i Chelseas, pasi FIFA vendosi t’u heq ndalesën për të blerë lojtar.

Fiabema, i cili ka shënuar tetë herë për gjeneratën e tij te Kombëtarja e Norvegjisë, këtë fundjavë ka qenë në ‘Stamford Bridge’, ku ka ndjekur nga afër fitoren 3:0 të Chelsea kundër Burnley.

Talenti norvegjez ka shfrytëzuar rastin për t’u takuar edhe me Frank Lampard, para zyrtarizimit të këtij transferimi.

Sipas medieve angleze, Fiabema ka nënshkruar kontratë prej tre vjet e gjysmë me Chelsean, dhe fillimisht do t’i bashkohet skuadrës U18 të Bluve./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK