Connect with us

Ndryshe

Çfarë po ndodh kështu? Bota sulmohet një herë në 100 vjet nga viruse vdekjeprurëse

Publikuar

Duket se një herë në 100 vjet bota është atakuar nga pandemi vdekjeprurëse.

Pandemitë e fundit që mund t’i përmendim janë: Në vitin 1720 murtaja, në vitin 1820 shpërthimi i kolerës dhe pandemia më e fundit ishte gripi spanjoll nw vitin 1920. Studiuesit thanë se të gjitha këto pandemi që I përmendëm më lart kanë saktësisht të njëjtin model si shpërthimi i koronavirusit në Kinë.

Më 1720 pati një pandemi vdekjeprurëse të murtajës bubonike. Filloi në Marsejë dhe më vonë u quajt “Plaga e Madhe e Marsejës”. Studiuesit vlerësuan se vdiqwn numrin 100,000 persona, transmeton Periskopi.

Më 1820 ndodhi pandemia e parë e kolerës, diku në Azi. Ndër vendet e prekura, ishin Indonezia, Tajlanda dhe Filipinet. Edhe kjo pandemi ka vrarë afërsisht të njëjtin numër njerëzish. Rreth 100,000 vdekje të regjistruara zyrtarisht. Arsyeja kryesore për infeksionin është konsumimi i ujit nga liqenet e infektuara me këtë bakter vrasës. Në vitin 1920 ndodhi një nga pandemitë më të paqëndrueshme. Bëhet fjalë për gripin spanjoll që ka infektuar rreth gjysmë miliardë njerëz dhe ka vrarë 100 milionw njerwz. Gripi Spanjoll mban rekordin zyrtar për pandeminë më vdekjeprurëse të regjistruar zyrtarisht në histori. Tani është 2020. Në 100 vjetorin e gripit spanjoll, njerëzimi po përballet me një pandemi të re të mundshme të quajtur Koronavirus. Megjithëse autoritetet kineze nuk kishin dëshirë të bënin deklarata zyrtare dhe bënin thirrje për qetësi, situata u përkeqësua me shpejtësi.

Autoritetet kineze u detyruan më pas të karantinojnë afërsisht 35 milion banorë./Periskopi/

NA NDIQ NË FACEBOOK