Connect with us

Sport

Bruno Fernandes është lojtar i Man Utd – zyrtarizimi pritet të bëhet sot

Publikuar

Mesfushori portugez, kartonin e të cilit e mban skuadra e Sportingut të Lisbonës, sot pritet të zyrtarizohet te Manchester United, bën të ditur ‘Sky Sports’, transmeton lajmi.net.

Bruno Fernandes lidhet me një kalim të mundshëm tek United qysh nga merkatoja e verës së kaluar, kur transferimi dështonte të finalizohej në minutat e fundit.

Një dramë mes dy palëve vazhdoi edhe këtë merkato, duke bërë që tifozët e United të ngrisin zërin kundër Ed Woodward.

Por, situata tashmë mund të ndryshojë, pasi lojtari veçse ka marrëveshjen me United, dhe sot pritet vetëm zyrtarizimi. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK