Connect with us

Lajme

Britania thërret ambasadorin iranian pas arrestimit të ambasadorit të saj në Iran

Publikuar

Grindja diplomatike pas arrestimit të ambasadorit britanik në Teheran ka eskaluar pasi që qeveria britanike ka thirrur ambasadorin e Iranit në mënyrë që ta protestojë atë episod.

 “Kjo ishte një shkelje e papranueshme e konventës së Vjenës dhe duhet të hetohet,” ka thënë zëdhënësi i kryeministrit. “Po kërkojmë garanci të plotë nga qeveria iraniane se një gjë e tillë nuk do të ndodhë kurrë më. Zyra për Punë të Jashtme e thirri ambasadorin iranian sot për të shprehur kundërshtimet tona të ashpra.” – shtoi më tej ai.

Ka pasur shenja se ministri i jashtëm i Iranit ka kërkuar që të qetësojë situatën, duke theksuar se ambasadori britanik, Rob Macaire, ishte liruar menjëherë pasi identiteti i tij ishte bërë i njohur, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi.

Ambasadori i Iranit në Britani të Madje, Hamid Baeidinejad, ka shkruar në Twitter se Macaire ishte liruar “në momentin që polici ishte informuar për identitetin e tij”, duke vazhduar më pas se “dezinformomi është një burim i madh i moskuptimit dhe i dëmeve për qetësimin e situatës.”

Por demonstratat jashtë ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar vazhduan nga protestuesit pro-regjimit iranian me kërkesa që ajo të mbyllej.

Ambasadori britanik ishte filmuar duke qenë pjesë e protestës anti-qeveritare që ishte përshkruar nga mediat iraniane si “protestë ilegale.” /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK