Sport
Befason West Ham, kërkon transferimin e Koulibaly

Sipas Daily Express, mbrojtësi qendror i Napolit , është shfaqur si objektiv transferimi për West Ham United, përcjell lajmi.net.
Është trajneri i ri i West Ham, David Moyes, që dëshiron të mposht Manchester Cityn në garën për 28 vjeçarin, i cili ka ngjarë të kushtojë deri në 80 milionë euro.
Koulibaly verën e kaluar ishte afër transferimit te Manchester United, por një marrëveshje e tillë nuk ishte pranuar nga presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis.
Ai tani ka prishur raportet me De Laurentiis, dhe një largim nga Napoli duket shumë i mundshëm./Lajmi.net/






















