Sport
Befasia e ditës: Politano i thotë ‘PO’ transferimit te Milan

Anësori i Interit është objektiv i Milanit për afatin kalimtar të janarit.
Mediet në Itali raportojnë për një takim mes agjentëve të futbollistit me zyrtarët e Milanit, përcjell lajmi.net.
Lojtari duket i hapur për një transferim te Milan, që së fundi ka angazhuar edhe Zlatan Ibrahimovic.
Politano te Inter është transferuar nga Sassulo, por me ardhjen e Antonio Contes ka humbur minutat, me Antonio Candrevan që po pëlqehet më shumë në skemën e tij prej 3-5-2./Lajmi.net/






















