Lajme
Bebet e para të vitit 2020, Rama shpërndan bonuset për nënat e reja

10 bebeve të para të vitit 2020, kryeministri shqiptar Edi Rama u shpërndau personalisht bonusin e bebes.
40 mijë lekë për fëmijën e parë, 80 mijë lekë për të dytin e kështu me radhë.
Çeku me vlerën e shumëfishuar ndjeshëm, që u aplikua fillimisht në vitin 2019, ishte forma e qeverisë për të rritur lindshmërinë në radhët e shqiptarëve përkundrejt statistikave gjithnjë e në rritje për plakjen e popullsisë apo largimin masiv të saj.
“Fëmija i pestë? Ky e ka 120000 lekë, është një bos…”, tha Rama, ndërsa shtoi se çekun duhet ta tërheqin nënat dhe jo baballarët, siç ndodh përgjithësisht.
Ndër fëmijët që përfituan çekun nga kryeministri shqiptar ishin dhe ata të lindur pak minuta para mesnate.
371 871 familje përfituan nga bonusi i bebes gjatë vitit 2019, shkruan A2 CNN.
Gjatë vitit 2020, edhe materniteti “Mbretëresha Xheraldinë” do të rikonstruktohet, pas dëmtimeve të dy tërmeteve të fundit.


















