Sport
Bayern demolon Schalken në ‘Allianz Arena’

Bavarezët e nisën frikshëm takimin, duke shënuar përmes Rober Lewandowskit (6′). Thomas Muller dyfishoi rezultatin në fund të pjesës së parë.
Vendasit shënuan edhe tre gola të tjerë në gjysmën e dytë, nëpërmjet Leon Goretzka (50′), Thiago Alcantara (58′) dhe Sergi Gnabry (90′).
Skuadra e Flick tashmë ngjitet në pozitën e dytë me 39 pikë, një më pak se lideri Lepizig. Schalke vazhdon të mbetet në pozitën e pestë me 33 pikë. /Lajmi.net/






















