Kosovë
Bashkëthemeluesja e Institutit “Naim Frashëri” në Prishtinë vajton vrasjen e Qassem Soleimanit

Vrasjen e gjeneralit famëkeq të Iranit, Qassem Soleiman nga ushtria amerikane, po del ta vajtojë edhe dikush nga Kosova. Bashkëthemeluesja e Institutit Kërkimor Ndërkombëtar “Naim Frashëri’’ në Prishtinë, Ikballe Berisha-Huduti e ka quajtur kriminal sulmin ndaj pëgjegjësit për vdekjen e miliona myslimanëve atje.
‘’Njerezit si ti nuk vdesin, por te vdekurit qe ecin mbi toke e qe mbajne gjak kriminile ata jane te vdekur por vetem frymojne per tu turperuar vet dhe kombin e vet kriminel.Kri.inelet ta deshen vdekjen e cila nuk eshte vdekje por shehidllek me i bukur qe ka mund ta ket dikush ne shekullin 21’’, është postimi i Berisha-Hudutit në Facebook.
Ikballe Berisha-Huduti, e dyshuar për rekrutuimin e grave për në Siri, në një intevistë për Periskopin në vitin 2016 kishte folur rreth fesë dhe ekstremizimit në Kosovë.
Kujtojmë që sulmin e SHBA’së drejt Qassem Soleiman e përkrahu edhe Kosova.
Soleimani u vra të premten në mëngjes nga sulmi ajror amerikan në makinën e tij në aeroportin e Bagdadit. Ai konsiderohej personi i dytë më I fuqishëm i vendit pas presidentit Hassan Rouhani./PERISKOPI/






















