Lajme
Basha: Dy muaj pas tërmetit, situata në Durrës është katastrofike

Ndërkohë që PD ka dorëzuar kallëzim në SPAK për pasojat e tërmetit, nga Durrësi ka reaguar edhe kreu i PD, Lulzim Basha.
Sipas Bashës, edhe pse kanë kaluar 2 muaj nga tërmeti i 26 nëntorit, situata është katastrofike.
“Dy muaj më pas, situata në Durrës është katastrofike. Premtime të pambajtura dhe propagandë përballë qytetarëve që nuk kanë asnjë zgjidhje për banesat e shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit”.
“Është në turpin e kësaj qeverie që të tallet dhe luajë me fatkqesinë e banorëve të zonave të prekura nga tërmeti”, shprehet Lulzim Basha, shkruan Oranews.


















