Lajme
Basha-banorëve të prekur nga tërmeti: Mos prisni mrekullira nga Konferenca e Donatorëve

Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha është shprehur pesimist për Konferencën e Donatorëve e cila do të mbahet më 17 shkurt.
Basha ndodhet në Shkozet, në një viztë me banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.
Gjatë bashkëbisedimit me banorët, Basha hodhi edhe njëherë akuza drejt kryeministri Rama, raporton Abc News përcjellë Klan Kosova.
“Del e lyp para në Europë. Nuk të jep njeri para nëse ti nuk fut dorën në xhep. Shfaqje nga mëngjesi deri në darkë për të fshehur vjedhjet, se s’kam ardhur t’u hedh kripë në plagë. Po të ketë vullnet ka zgjidhje. Anulimi i koncesioneve kjo do ishte gjëja e parë që do bëja unë. Kështu e kuptojnë ata me një qeveri që është fundosur në gjithë raportet e botës, që nuk prek ansjë qindarë nga koncesionet. Mos prisni ndonjë mrekulli me Konferenca e donatorëve. Sa do të shëtisë “rruar qethur” del, por faturën e paguani ju”, tha Basha.



















