Connect with us

Sport

Barcelona synon një mbrojtës, prioriteti i merkatos së katalanëve luan në Bundesliga

Publikuar

Katalanët kanë pasur disa probleme në fazën defensive, si pasojë edhe e lëndimeve të lojtarëve, dhe tashmë duan të afrojnë një mbrojtës të ri në skuadër, duke pasur parasysh edhe moshën e Gerard Pique.

Sipas raportimeve të spanjolles ‘Sport’, Dayot Upamecano i Lepzig është targeti primar për Barcelonën, për merkaton e janarit, transmeton lajmi.net.

Upamecano ka kaluar një formë të mrekullueshme për skuadrën nga Bundesliga, dhe mosha e tij (21) e bën edhe më tërheqës lojtarin.

Mbrojtësi vlerësohet me 53 milionë euro, dhe për shërbimet e tij, Barca mund të përballet edhe me Arsenalin. /Lajmi.net/