Sport
Barcelona në stërvitje, çfarë është duke ndodhur me Valverden?

Barcelona është duke konsideruar mundësinë e shkarkimit të trajnerit Ernesto Valverde.
Strategu është nën presion pas humbjes nga Atletico Madrid në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës.
Kurse, mediat katalane raportojnë se sot mund të jetë dita e largimit të tij nga detyra.
“Sport.es” shkruan se me gjithë spekulimet, Valverde aktualisht është duke udhëhequr stërvitjen e Barcelonës, përcjell lajmi.net.
Mirëpo, drejtuesit e klubit sot kanë caktuar një takim ku pritet të merret një vendim për fatin e tij. /Lajmi.net/






















