Connect with us

Sport

Barcelona dhe Dortmund në garë për ‘Dani Alvesin e ri’

Publikuar

Ylli i Leipzig, Lukas Klostermann, është një nga lojtarët me vëmendjen më të madhe në merkato.

Klostermann ka një kontratë me Leipzig që është valide deri më 30 korrik të vitit 2021, dhe qysh tani shumë skuadra janë pas tij.

Dortmund është skuadra nga Bundesliga që është interesuar për lojtarin, por konkurrenca për ta është rritur me Barcelonën që është futur në garë, bën të ditur ‘Sky Sport’ transmeton lajmi.net.

“Me Nelson Seemedo ti ke një mbrojtës të mirë të krahut të djathtë, por nuk ke nevojë për mbrojtës të klasit botëror, ke nevojë për një Dani Alves të ri. Kjo është pse ata duan Klostermann, sepse Joshua Kimmich nuk do të jetë lojtar i tyre kurrë. Do të bëjnë çfarëdo që munden” ka thënë Behrenbeck, për interesimin e Barcës në anëtarin e Leipzig, transmeton lajmi.net.

Sigurisht, edhe Bayern Munich po përgatitet që të futet në garë për Klostermann, i cili tashmë si destinacionin më të mundshëm ka Barcelonën. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK