Sport
‘Ballistët’ iu bashkohen ‘Dardanëve’ – në përkrahje të Kosovës, kundër Maqedonisë Veriore

‘Ballistët’ sot kanë udhëtuar drejt Prishtinës, ku sot kanë vizituar ‘Dardanët Fan Club’.
Një nga tifo-grupet më të mëdha në Maqedoninë Veriore kanë vendosur të japin mbështetjen e tyre për Kosovën, njofton faqja zyrtare e ‘Dardanëve’, përcjell lajmi.net.

Kosova dhe Maqedonia Veriore përballen në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve, në shkup, më 26 mars.
Kosova, si gjithmonë, do të ketë përkrahje edhe nga tribunat. Asnjëherë e vetme. /Lajmi.net/






















