Lajme
Autostrada Shkup-Bllacë realitet por për 2 kilometra do të presim 18 muaj

Qeveria ka firmosur marrëveshjen me kompaninë ndërtimore Granit për nisjen e punimeve për dy kilometrat e parë të autostradës Shkup-Bllacë, e cila do të lidhë Maqedoninë e Veriut me Kosovën, nëpërmjet autostradës “Arbën Xhaferi”. Por ajo që bie në sy është afati i ndërtimit të këtyre 2 km që do të zgjasin plotë 18 muaj, raporton Zyrtare.net
“Si operator më i përshtatshëm që do ti realizoj punimet është zgjedhur kompania Granit. Vlera e marrëveshjes është rreth 12.2 milionë euro ndërsa punët duhet përfundojnë në afat prej 18 mujash. Në kilometrat e para të kësaj autostrade do të mund të vozisim në verën e viti 2021.Finaicimi i këtyre 2 kiliometrave është plotësisht nga buxheti I NP Rrugët shtetërore”, thotë drejtori i NP Rrugët shtetërore, Zoran Kitanov.
Bujar Osmani si koordinator i këtij projekti theksoi se me ndërtimin e autostradës Shkupi dhe Prishtina do të jenë dy kryeqytetet më të afërta njëra me tjetën
“Shpejt do të arrijmë që Prishinën dhe Shkupin në autostradën e cila do të kalohet për më pak se 45 minuta, fakt që do të bën Shkupin dhe Prishtinë dy qytetet më të afërta në rajon duke krijuar një lidhshmëri të njerëzve dhe mallrave dhe duke krijuar një klimë të re ndërmjet shteteve dhe popujve”, tha Bujar Osmani, zv kryeministër, transmeton Zyrtare.net
10.5 km tjera të autostradës Shkup-Bllacë do të financohen nga Banaka evropiane dhe nga fondi investeues për Ballkanin perendimor, ajo do të kushtojë rreth 110 milionë euro. Autostrada gjithsej do t`i ketë 4 tunele në gjatësi prej 4 kilometrash, 8 ura dhe objekte të tjera. Do të jetë në dy drejtime, me nga dy korsi me gjatësi prej 3 metra, dhe një korsi për ndalesë me gjerësi prej 2.5 metra. Punimet do të zgjatin 36 muaj.
















