Lajme
Automjeti përplas këmbësorin në aksin Shkodër-Hani i Hotit

Të mërkurën në orët e vona një automjet ka përplasur një këmbësor në afërsi të fshatit Vrakë, në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit.
Nga aksidenti mbeti i lënduar rëndë shtetasi me iniciale I.I 49 vjeç banues në fshatin Boriç i Madh, Malësi e Madhe.
Pas aksidentit shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes, shkruan Top Channel, transmeton Klan Kosova.
Në vendngjarje grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit ku dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.
Vetëm pak orë më parë, në aksin Shkodër -Hani i Hotit, në afërsi të fshatit Zagore, si pasojë e një aksidenti një grua humbi jetën.
klankosova.tv




















