Connect with us

Uncategorized

Austria dyshon se prapa sulmit kibernetik në Ministrinë e Jashtme qëndron një shtet i huaj

Publikuar

Austria po dyshon se prapa sulmit kibernetik në sistemin e informacionit të Ministrisë së Jashtme, është një shtet i huaj.

“Duke pasë parasysh llojin dhe seriozitetin e sulmit, supozojmë se kjo ka të bëjë me një akter shtetëror e jo kriminelë”, ka thënë një zyrtar nga ministria.

Ai nuk dha më shumë detaje se kush mund të fshihej konkretisht pas këtij sulmi, përkthen Periskopi.

Qeveria austriake e bëri të ditur lajmin për sulmin kibernetik të shtunën, duke përmendur edhe sulmet e njëjta në Evropë në të kaluarën./Periskopi/