Connect with us

Sport

Aubameyang: Martinelli do të jetë një super yll

Publikuar

Martinelli është aktivizuar dje me skuadrën e Arsenal, pikërisht si zëvendësues i Aubameyang, i cili është i suspenduar.

Braziliani ka vazhduar formën e mirë me Arsenal, duke gjetur edhe rrugën e golit. Pas paraqitjes së tij, nuk kanë munguar fjalët e mira nga Aubameyang për lojtarin.

“Gabi do të jetë një super yll. Jo për shkak të golit, por për shprehinë e tij, energjinë dhe mendësinë” ka shkruar Aubameyang në ‘Twitter’, transmeton lajmi.net.

Komente pozitive për të riun e Arsenal ka dhënë edhe trajneri i skuadrës, Mikel Arteta. /Lajmi.net/